RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Francë u dogjën 690 vetura në natën e Vitit të Ri

ne-france-u-dogjen-690-vetura-ne-naten-e-vitit-te-ri

Afro 690 vetura janë djegur në Francë gjatë natës së Vitit të Ri, ka njoftuar ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin për transmetuesin “BFMTV”. Ai ka thënë se shifra është 21 për qind më e vogël se një vit më parë. Vjet në festën e natës së Vitit të Ri ishin djegur 874 vetura në Francë.

Më tepër se 90 mijë policë ishin vendosur në Francë të shtunën dhe autoritetet thonë se festimet kaluan kryesisht në mënyrë paqësore dhe pa incidente të mëdha. Në total janë arrestuar 490 persona.

Darmanin ka treguar se vetëm në qendër të Parisit, rreth 2 milionë persona kishin dalë për të festuar ndërrimin e motmoteve.

Në Strasburg në kufi më Gjermanin, ku shpesh ka pasur probleme vitet e kaluara, Policia ka raportuar një natë të qetë.

Por, prapë rreth 60 vetura janë djegur në Strasburg, që është bërë traditë në festimet e Vitit të Ri në Francë, dhe rreth 60 persona, kryesisht të rinj, janë arrestuar.

Në Marseille një 26-vjeçar është lënduar nga të shtënat me armë.

Related posts

Kurti-Ramës: Draftin për Asocaicionin propozoja Vuçiqit për shqiptarët e Luginës

rezart morina

Kryeministri polak: Duam të krijojmë një nga ushtritë më të forta tokësore të Evropës

rezart morina

Palestina bën thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ‘mbrojtje ndërkombëtare’

admin