RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Serwer thotë se SHBA-ja e BE-ja s’e ledhatojnë Serbinë vetëm për Ukrainën

serwer-thote-se-shba-ja-e-be-ja-s’e-ledhatojne-serbine-vetem-per-ukrainen

Ish-diplomati Daniel Serwer thotë se amerikanët dhe evropianët kanë vendosur se është më e rëndësishme t’i ofrojnë Serbisë karota për t’u kthyer kah Perëndimi sesa të jenë ndihmues për Kosovën.

“Perëndimi e do një Serbi të shkëputur nga Moska dhe Pekini. Por kjo nuk po funksionon, sepse vetëm me karota nuk mund të arrihet kjo. Duhet gjithashtu t’i bëhet presion Beogradit. Mendoj se presioni ndaj kryeministrit Kurti vjen nga dy burime – i pari është jofleksibiliteti aktual, kurse i dyti, armiqësia e gjatë ndaj tij në Washington”, ka thënë Serwer, ekspert për Ballkanin.

Veç ndërlidhjes me situatën në Ukrainë, sipas Serwerit, ka edhe zhvillime tjera për të cilat ShBA-ja e BE-ja janë duke e ledhatuar Serbinë.

“Njëri motiv duket të jetë fakti se Serbia po dërgon armë në Ukrainë dhe kjo me gjasë i shtynë SHBA-në dhe BE-në të hezitojnë për ta goditur Vuçiqin. Por, nuk besoj se ky është motivi kryesor. Mendoj se motivi kryesor veçanërisht i amerikanëve është premtimi se Serbinë mund ta kthejnë kah Perëndimi përmes karotave. Por, kjo nuk po funksionin dhe prandaj ata duhet ta fajësojnë sa më shumë që është e mundur Kosovën”, ka shtuar ai.

Për Serwerin, çështje e kryetarëve në veri nuk është problemi kryesor. Sipas tij, lufta po bëhet për kontroll të asaj pjese.

“Unë i shoh ato si çështje të vogla të përziera brenda një problemi shumë më të madh, që është kontrolli mbi veriun. Natyrisht, Kurti ka të drejtë kur thotë se Policia duhet të jetë në gjendje të shkojë në tërë territorin e vendit, nuk ka dilema për këtë dhe se kryetarëve duhet t’u mundësohet të shkojnë në zyrat e tyre. Amerikanët duan që ata të shkojnë në zyra tjera, edhe pse nuk e di nëse do të ishin më të sigurt në zyrat tjera. Ata mund të sulmohen kudo që shkojnë, sepse Beogradi këtë e dëshiron. Pra, kjo është çështja kur vjen tek marrëdhëniet mes Prishtinës e Beogradit. Nuk ka të bëjë me punën e kryetarëve në zyrat e tyre në veri”, ka potencuar Serwer.

Related posts

Japonia: Kina të ndalojë menjëherë manovrat ushtarake rreth Tajvanit

admin

Vala e re e Covidit, disa shtete vendosin kufizime udhëtimi ndaj Kinës

admin

Lavrov: Rusia është e hapur për bisedime me Perëndimin për luftën në Ukrainë

admin