Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, tha se ka nënshkruar ligjin kontrovers për “agjentet e huaj”, i cili shkaktoi protesta masive në këtë vend tash e sa javë. Presidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, i vuri veto ligjit, pasi u miratua muajin e kaluar. Por, vetoja e saj u përmbys në një votim parlamentar