– Pas 30 vitesh pune me myslimanët, ish-ambasadori britanik Simon Collis shpall konvertimin e tij në Islam dhe kryen Haxhin.
Në një shembull frymëzues të tolerancës dhe bashkëjetesës, ish-ambasadori britanik Simon Collis njoftoi zyrtarisht konvertimin e tij në Islam.
– Vendimi i Colis erdhi pas një karriere të shquar diplomatike që shtrihej në gati 30 vjet, gjatë së cilës ai jetoi dhe punoi brenda komuniteteve të shumta myslimane.
Diplomati britanik ndërmori këtë hap të bekuar para martesës së tij me znj. Huda Mujarkesh, duke shprehur bindjen e tij të plotë.
– Emri i tij do të regjistrohet në histori si ambasadori i parë britanik në detyrë që kreu Haxhin ndërsa shërbente në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Fotografitë e tij me rrobat e bardha të Haxhit, të përkushtimit në Mekë qarkulluan gjerësisht, duke gjeneruar admirim dhe reagime në të gjithë botën.
– Vlen të përmendet se Collis i shërbeu vendit të tij në disa vende, duke përfshirë Sirinë, Irakun, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, para daljes së tij përfundimtare në pension në vitin 2020.
Prof. ass. dr. Musa Vila

