RTV AHIRETI
FamiljeLajmeRajon dhe Botë

Në Japoni, më pak fëmijë për të 43-in vit radhazi

ne-japoni,-me-pak-femije-per-te-43-in-vit-radhazi

Popullsia e fëmijëve të moshës 14 vjeç e poshtë në Japoni ishte 14.01 milionë që nga 1 prilli, rreth 330,000 më pak nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke shënuar vitin e 43-të radhazi të rënies së vendit, thuhet në raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunikimet e Japonisë.

Përqindja e këtyre fëmijëve në popullsinë totale ra me 0,2 pikë përqindje në 11,3, raporton Kyodo. Nga mosha 12 deri në 14 vjeç janë 3,17 milionë fëmijë, nga mosha 0 deri në 2 vjeç janë 2,35 milionë, çka tregon për vazhdimin e trendit të uljes së natalitetit.

Nga numri i përgjithshëm, 7.18 milionë janë djem dhe 6.83 janë vajza. Numri i kësaj popullsie ishte më i larti në vitin 1954 kur ishin gati 30 milionë, që nga ajo kohë ka qenë në rënie, prandaj qeveria e kryeministrit Fumi Kishida po përpiqet të prezantojë një ligj që do të sigurojë mbështetje financiare për familjet me fëmijë dhe zgjerimin e shërbimeve të kopshteve. /abcnews

Related posts

Milanoviq e krahason përshëndetjen ‘Slava Ukraini’ me atë naziste

admin

Mehaj qëndron në Turqi, bisedohet për anëtarësim në NATO dhe Programin për Paqe

rezart morina

Asociacioni, opozita kërkon kujdes në raportet me aleatët dhe respektim të Kushtetutës

admin