RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA, 36 persona humbën jetën nga zjarret në Hawaii

shba,-36-persona-humben-jeten-nga-zjarret-ne-hawaii

Si pasojë e zjarreve në zonën pyjore në ishullin Maui në Hawaii të SHBA-së, kanë humbur jetën 36 persona, janë plagosur shumë të tjerë dhe janë dëmtuar shumë prona, transmeton Anadolu.

Bëhet e ditur se vazhdojnë 3 zjarre të mëdha që janë shfaqur në ishullin Maui të Hawaiit.

Zyrtarët në një deklaratë për mediat lokale theksuan se për shkak të zjarreve kanë humbur jetën 36 persona dhe se spitalet janë “stërmbushur” me të prekurit nga zjarri.

“Teksa vazhdojnë punimet për shuarjen e zjarrit, është përcaktuar se për shkak të zjarrit në qytezën Lahaina kanë humbur jetën gjithsej 36 persona. Aktualisht nuk ka ndonjë informacion tjetër”, thanë zyrtarët.

Më tej thuhet se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit dhe se ekipet e Rojës bregdetare, përfshirë 2 fëmijë kanë shpëtuar 14 persona të cilët janë hedhur në ujë për të shpëtuar nga zjarret.

– Lahaina është djegur pothuajse e tëra

Kryetari i Bashkisë Maui, Richard Bissen Jr. në një konferencë për media tha se për shkak të zjarreve janë shembur plotësisht shumë shtëpi dhe biznese dhe se anijet në port kanë pësuar “dëme serioze”. Ai bëri të ditur se ende është vështirë të përcaktohet dëmi i vërtetë në Maui dhe se kanë shqetësime se numri i të vdekurve mund të rritet.

Brian Schatz, një nga senatorët amerikanë të rajonit, përmes një deklarate nga media sociale tha se një pjesë e madhe e shkatërrimeve të shkaktuara nga zjarret kanë ndodhur në qytezën historike Lahaina dhe se qyteza është “djegur pothuajse e tëra”.

Ndërkohë, Ed Sniffen, drejtori i Ministrisë së Transportit në Hawaii informoi se mbi 11 mijë persona janë evakuuar me avion nga Maui.

– Bideni ngarkon me detyrë ushtrinë për të luftuar me zjarret

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka dhënë udhëzim për të luftuar me zjarret pyjore në Maui.

Ai tha se Forcat e Marinës dhe të Rojës Bregdetare ofrojnë mbështetje ndaj punimeve të kërkim-shpëtimit dhe se Forcat Detare kanë siguruar helikopterë të llojit “Black Hawk” për të luftuar me zjarret.

Related posts

Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë

admin

Rritet në 29 numri i të vdekurve nga sulmi Izraelit, Jerusalemi zgjohet nën zhurmën e raketave

admin

Francezja 24-vjeçare Elodle Moreno pranoi Islamin në Turqi

admin