RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në mungesë kuorumi ndërpritet seanca e kuvendit

ne-mungese-kuorumi-nderpritet-seanca-e-kuvendit

Kuvendi nuk arriti të zgjedhë një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave. Në votim kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë, çka e bëri të pranueshëm votimin.

Në seancën e sotme ka dështuar zgjedhja e një anëtari të Bordit për Ankesë të Mediave, ku në votim morën pjesë vetëm 60 deputetë.

I pari i kuvendit, Glauk Konjufca, tha se votimi do të përsëritet nesër pas debatit për Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Nuk po shoh kushte që të përsëritet kjo. Meqë e kemi vazhdimin nesër, le të vazhdojë kjo pas debatit që e kemi për Ministrinë e Industrisë”, tha Konjufca, shkruan KP.

Gjatë seancës së sotme plenare, Kuvendi ka zgjedhur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Mediave, Luljeta Aliu-Krasniqin.

Ndërkaq, nuk janë arritur votat e mjaftueshme për zgjedhjen edhe të dy anëtarëve të tjerë të KPM-së.

Related posts

Izraeli shënjestron sërish palestinezët që prisnin ndihmë, raportohet për viktima

admin

Greva në arsim, Kurti të martën do të takojë këshillin grevist

admin

Azerbajxhani dhe Armenia bëjnë përparim në bisedimet për paqe

rezart morina