Nën organizimin e Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë, sot, në një atmosferë festive me këndimin e tekbireve, në fshatin Sadovinë të Jerlive, u përurua xhamia e re.
Ky manifestim, ashtu siç e do rendi, filloi me leximin e pjesëve nga Kurani fisnik.
Në këtë manifestim morën pjesë besimtarë të shumtë të fshatit dhe prijësit e institucioneve komunale dhe fetare.
Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në këtë ngjarje mori pjesë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, i cili edhe mbajti hytben e xhumasë. Ai në hytben e xhumasë ligjëroi rreth rolit të xhamive në edukimin dhe kultivimin e vlerave morale.