RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në Samitin e NATO-s, diskutohet dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri

ne-samitin-e-nato-s,-diskutohet-dhuna-ndaj-ushtareve-te-kfor-it-ne-veri

Liderët e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë NATO-s, në një deklaratë të përbashkët nga Samiti në Vilnius, kanë kërkuar deeskalim të situatës në Kosovë, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

NATO u bën thirrje palëve që të shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen me mirëbesim drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike.

“Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga Bashkimin Evropian dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe u bëjmë thirrje palëve të shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen në mirëbesim drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike”, thuhet në deklaratë.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që menjëherë të de-përshkallëzojnë situatën, të kthehen në dialog dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila u arrit së fundi në Bruksel dhe Ohër”, njofton NATO.

Udhëheqësit e aleancës ushtarake perëndimore theksojnë se mbeten të përkushtuar ndaj angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, duke përfshirë edhe misionin e KFOR-it të udhëhequr nga aleanca më e fuqishme ushtarake në botë.

“KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt, të qetë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Veprimet e fundit të përshkallëzuara janë të papranueshme dhe ne dënojmë dhunën në veri të Kosovës, si dhe sulmet e paprovokuara që shkaktuan lëndime serioze të ushtarëve të NATO-s. Ne kemi rritur praninë e trupave të KFOR-it për t’iu përgjigjur tensioneve të përsëritura. Çdo ndryshim në pozicionin e forcave tona në KFOR do të bëhet në bazë të kushteve dhe jo në kalendar (afate kohore)”, thuhet në njoftimin që i dedikohet ngjarjeve në Kosovë.

NATO gjithashtu deklaroi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n, “Ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor duke mbështetur reformat që avancojnë aspiratat e vendeve në rajon për NATO dhe BE”.

Related posts

Kurti për CNN: Policia do të qëndrojë nëpër komuna, për sa kohë ka turmë të dhunshme jashtë

rezart morina

Zyrtari i lartë izraelit: Mosdërgimi i armëve nga SHBA-ja mund të ndryshojë planet e sulmit në Gaza

admin

OKB – Zelensky: Rusia po ‘armatos’ gjërat thelbësore, përbën kërcënim për botën

rezart morina