RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Shkup u organizua syneti kolektive për rreth 300 fëmijë në nevojë

ne-shkup-u-organizua-syneti-kolektive-per-rreth-300-femije-ne-nevoje

Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, u organizua ceremoni synetie kolektive për fëmijët në nevojë, raporton Anadolu.

Nën organizimin e organizatës humanitare El Hilal me seli në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me Komunën Metropolitane të Konyas, Unionin e Komunave të Botës Turke dhe Komunën e Çairit në Shkup, pranë Kalasë së Shkupit u organizua ceremoni synetie për rreth 300 fëmijë.

Ceremonia filloi me leximin e Kuranit të Shenjtë, ndërsa morën pjesë përfaqësues të Komunës Metropolitane të Konyas dhe Komunës së Çairit, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend dhe lokale, si dhe fëmijët që iu nënshtruan synetisë dhe familjet e tyre.

Foto : Umeys Sulejman/AA

Zëvendëskryetari i Komunës Metropolitane të Konyas, Ahmet Murat Koru, tha në fjalën e tij se distanca mes Konyas dhe Shkupit mund të matet me kilometra, por “afërsia mes zemrave tona dhe klima e dashurisë që ekziston mes nesh nuk ka masë”.

Duke kujtuar se edhe vitin e kaluar kishin mbështetur programin e synetisë, Koru tha: “Edhe sot përjetojmë lumturinë e vazhdimit të kësaj tradite të bukur dhe të bëhemi shkak për buzëqeshjet në fytyrat e fëmijëve tanë”.

Foto : Umeys Sulejman/AA

Kryetari i Shoqatës El Hilal, Behixhuddin Shehabi, tha se ndiejnë krenari që këtë vit po organizojnë për të 22-tën herë ceremoninë e synetisë.

“Kur organizojmë këtë ceremoni synetie, të gjithë ndiejmë një lumturi dhe kënaqësi të madhe, sepse kjo gëzim nuk mund të shprehet me fjalë”, tha ai.

Shehabi shtoi se në kuadër të organizimit të synetisë, rreth 300 fëmijë në nevojë nga qytete të ndryshme të vendit iu nënshtruan synetisë.

Pas fjalimeve, atyre që kontribuuan iu dorëzuan pllaka mirënjohjeje.

Në kuadër të ceremonisë u bë lutje dhe u organizuan shfaqje me valle tradicionale popullore.

Related posts

Rikthehen zjarret në Greqi, flakë masive në Aleksandropoli

admin

“Lufta në Gazë është kthyer në një ‘varrezë’ për shumë nga parimet e së drejtës humanitare”, BE për herë të parë sanksione ndaj kolonëve izraelitë

admin

Beogradi zyrtar mbron hapur Radoiçiqin, Petkoviq e quan “patriot” organizatorin e sulmit terrorist në Banjskë

Hevzi