RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rikthehen zjarret në Greqi, flakë masive në Aleksandropoli

rikthehen-zjarret-ne-greqi,-flake-masive-ne-aleksandropoli

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Aleksandropolin në Greqi. Zjarri nisi në orët e para të së shtunës ndërsa sot në ditën e dytë flakët po dalin jashtë kontrollit për shkak të erërave të forta.

Sipas mediave greke, zjarri tashmë po përhapet në drejtim të qendrave të banuara Loutro dhe Agnadia.

Ndërkohë, në zonat e tjera të banuara Pefka dhe Aetochori janë djegur 9 banesa. Deri më tani nga zjarri në Aleksandropoli nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në betejë për të fikur flakët janë angazhuar mjete nga toka dhe nga ajri. Por vendosja e tyre nën kontroll ka qenë e vështirë. Zjarrfikësit i druhen përkeqësimit të situatës sepse sipas meteorologëve, gjatë ditës së sotme shpejtësia e erës do të pësojë rritje. Kjo do të ndikojë negativisht duke përhapur më shumë flakët e zjarrit. /dosja

Related posts

Presidenti Erdogan u dhuroi udhëheqësve të NATO-s libër mbi lidershipin e tij dhe transformimin e Turqisë

Irfan Jahiu

“Gazpromi” me një video paralajmëron “epokë të akullit” për Perëndimin

admin

Votimi me postë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, kutitë postare funksionale në 23 shtete

Muhamet Ramadani