RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Shtëpinë Turke në New York bënë iftar së bashku muslimanët, hebrenjtë dhe të krishterët

ne-shtepine-turke-ne-new-york-bene-iftar-se-bashku-muslimanet,-hebrenjte-dhe-te-krishteret

Anëtarë të besimeve të ndryshme u mblodhën në programin e iftarit të mbajtur në Shtëpinë Turke (Türkevi) në New York të SHBA-së, raporton Anadolu.

Në programin e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme Turke në New York dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës, folësit iu referuan vlerave të përbashkëta.

Përfaqësuesi i Përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara (OKB), ambasadori Sedat Önal, tha se është i lumtur që mbledh njerëz të besimeve të ndryshme nën çatinë e Türkevi-t (Shtëpia Turke).

“Siç është thënë, Ramazani është një kohë për ne muslimanët që të meditojmë dhe të lutemi për të forcuar të gjitha llojet e komuniteteve, por është gjithashtu një kohë për të ndarë dhe për të ndjerë bashkë me ata më pak të privilegjuar”, tha Önal.

Konsullja e Përgjithshme e Turqisë në New York, Reyhan Özgür tha se iftari me të cilën ata janë mbledhur është dëshmi e miqësisë që është krijuar mes besimtarëve të tri feve të mëdha. “Këtë vit këto iftare kanë marrë një dimension të veçantë. Siç e dini, Ramazanin këtë vit e kemi pritur me pikëllimin e tërmetit që ndodhi më 6 shkurt në Kahramanmaraş”, tha ajo.

Duke theksuar se muslimanët, të krishterët dhe hebrenjtë jetuan krah për krah për shekuj në Perandorinë Osmane, Özgür tha: “Dhe tani hebrenjtë dhe të krishterët turq janë një pjesë e pandashme e kombit tonë. Ky iftar është gjithashtu përgjigje kundër rrezikut të racizmit, ksenofobisë, Islamofobisë dhe antisemitizmi, të cilat ne i shohim si krime kundër njerëzimit”.

Shumë prijës fetarë mbajtën fjalime

Në programin e iftarit, i cili u mbajt për të dytën herë këtë vit, udhëheqësit fetarë, përfshirë Përfaqësuesin e Lartë të Aleancës së Qytetërimeve të OKB-së, Miguel Moratinos, kryetarin e Këshillit Rabinik të New Yorkut, Joseph Elie Weinstock dhe zëvendëspresidentin Joseph Potasnik, kryepeshkopin ortodoks amerikan Elpidophoros dhe imam Shamsi Ali mbajtën fjalime duke iu referuar bashkimit dhe unitetit.

Në programin ku atasheu i Shërbimeve Fetare Turke në New York, Ali Tos, këndoi ezanin e akshamit, të ftuarve u shërbyen ushqime nga kuzhina turke dhe mesdhetare.

Related posts

Deri në 30 minuta pritjet në dalje të Merdares dhe Dheut të Bardhë

admin

Britania nis operacionin për kapjen e azilkërkuesve, emigrantët do të dërgohen në Ruandë! Në Skoci pritet të zhvillohen protesta

admin

Tërmeti “shkund” Greqinë

admin