RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në su’lmet iz’raelite në Ga’za humb jetën gazetari Hamad, punonte si kameraman i pavarur edhe për AA-në

ne-su’lmet-iz’raelite-ne-ga’za-humb-jeten-gazetari-hamad,-punonte-si-kameraman-i-pavarur-edhe-per-aa-ne

Në një sulm që ushtria izraelite kreu në veri të Rripit të Gazës ka humbur jetën Hassan Hamad, i cili ushtronte detyrën e kameramanit të pavarur (freelancer) edhe për Anadolu.

Trupi dhe jeleku i shtypit i Hamad-it, që humbi jetën në bombardimin izraelit ndaj shtëpisë së tij në kampin e refugjatëve Jabalia, u sollën në spitalin Kamal Adwan në veri të Rripit të Gazës.

Mohammad Hamad, vëllai i gazetarit palestinez Hassan Hamad, tha se ka mundur ta njohë vëllain e tij vetëm nga flokët për shkak se tërësia trupore e tij pas sulmit ishte e dëmtuar.

Mohammad tha se vëllai i tij ka qenë në detyrë që nga dje për të transmetuar për sulmet e Izraelit në veri të Rripit të Gazës.

Numri i gazetarëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 rritet në 175

Zyra për media e qeverisë në Gaza tha se gazetari palestinez, Hassan Hamad, humbi jetën në bombardimet izraelite ndaj shtëpisë së tij në kampin e refugjatëve Jabalia.

Nga atje theksuan se numri i gazetarëve të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023 është rritur në 175.

Gjithashtu në njoftimin e zyrës për media apelohet deri te komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare të lidhura me median që të “kalohet në veprim për zbatimin e sanksioneve parandaluese ndaj Izraelit, me qëlim ndaljen e vrasjeve të gazetarëve palestinezë dhe gjykimin e Izraelit në gjykatat ndërkombëtare për shkak të krimeve që ka kryer”.

Related posts

Televizioni shtetëror egjiptian: Arrihet marrëveshje midis Izraelit dhe grupeve palestineze në Gaza

rezart morina

Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave

admin

Ushtria izraelite vret një palestinez pranë qytetit Tulkarem

rezart morina