RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave

shqiperia-dhe-kina-nenshkruajne-marreveshjen-per-heqjen-reciproke-te-vizave

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Popullore të Kinës kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme, tranmeton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja “Për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të zakonshme” është nënshkruar në Tiranë nga zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino dhe Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding.

Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, kjo marrëveshje synon lehtësimin e qarkullimit të lëvizjes ndërmjet shtetasve të dy vendeve, për personat të cilët janë mbajtës të pasaportave të zakonshme dhe mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë për palën kineze.

“Marrëveshja është propozuar nga pala kineze dhe do të ndikojë pozitivisht në lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e kontakteve ndërmjet shtetasve të të dy vendeve, si edhe do të shërbejë si një nxitje e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Për marrëveshjen ka reaguar dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili në rrjetet sociale shkruan: “Pas 30 ditësh Kina hapet pa viza për shqiptarët”.

Related posts

Presidenti Erdoğan: Turqia është e “domosdoshme” për Evropën – VIDEO

admin

Edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë, i katërti mbrohet në liri

RTI

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës

admin6