RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Në takimin në Stamboll bien dakord për formimin e një qendre koordinimi për eksportet e drithërave ukrainase

ne-takimin-ne-stamboll-bien-dakord-per-formimin-e-nje-qendre-koordinimi-per-eksportet-e-dritherave-ukrainase

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka bërë të ditur se zyrtarët turq, ukrainas, rus, si dhe të Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë ra dakord për të formuar një qendër koordinimi në Istanbul për eksportet e drithërave ukrainase, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit, ministri Akar tha se takimi 4-palësh në Istanbul ishte “pozitiv dhe konstruktiv”.

Ai tha se pjesëmarrësit gjetën gjuhën e përbashkët në lidhje me çështjet teknike, si siguria e lundrimit në rrugët e transportit, si dhe kontrollet e përbashkëta në hyrje dhe dalje të porteve.

Akar shtoi se përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë do të mblidhen në Türkiye javën e ardhshme për të shqyrtuar detajet e marrëveshjes dhe po ashtu për të nënshkruar dokumentet përkatëse, duke e bërë marrëveshjen zyrtare.

Related posts

SHBA dislokon aeroplanmbajtësen me energji bërthamore në ujërat e Koresë së Jugut

admin

BE vendos sanksione ndaj grupeve dhe individëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar për shkelje të të drejtave

Hevzi

Sulmet e reja të SHBA-së në Iran, të paktën 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Kushtrim Guraj