RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në veri të Kosovës janë regjistruar 374 biznese, rreth 280 kanë paguar tatime

ne-veri-te-kosoves-jane-regjistruar-374-biznese,-rreth-280-kane-paguar-tatime

Në vitin 2023, Kosova ka mbledhur rreth dy milionë euro nga tatimet e bizneseve të regjistruara në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ndërkaq, rreth 93 biznese të regjistruara në këto komuna nuk i kanë shlyer detyrimet tatimore, dhe ai borxh shkon në rreth 270 mijë euro.

Në një përgjigje të Administratës Tatimore të Kosovës për Radion Evropa e Lirë saktësohet se në veri të Kosovës janë gjithsej 374 biznese të regjistruara, por nga ATK-ja nuk janë përgjigjur në pyetjen se a kanë informacione se sa prej tyre janë të paregjistruara.

Bazuar në hulumtimin e Institutit Kosovar për Studime të Avancuara – GAP, në marsin e vitit 2023 në Kosovë ishin rreth 97.000 biznese aktive. Nga ky numër, 5.253 biznese ishin në pronësi të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, nga të cilat 30 për qind ishin në pronësi të pjesëtarëve të komunitetit serb.

Më 23 janar, REL-i ka shkruar për mbylljen e bizneseve në komunën e Leposaviqit, për shkak të kontrollit të shtuar të bizneseve të paregjistruara në veri të Kosovës.

Njëri nga pronarët e bizneseve të tilla, Jovica (emri i plotë i njohur për redaksinë) nga Leposaviqi, ka konfirmuar për REL-in se ka shtatë vjet që punon “në të zezë”, dhe se nuk ka paguar taksa dhe detyrime të tjera.

Siç tha ai, në të ardhmen do të “përpiqet” të raportojë dhe të shohë nëse do të jetë fitimprurës.

Ai tha gjithashtu se biznesmenë të tjerë, të cilët deri më tani kanë punuar ilegalisht, kanë filluar të regjistrojnë bizneset e tyre.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në, gjatë dy muajve të fundit ka kryer disa bastisje në depo apo shitore në katër komuna në veri të Kosovës, pasi ka marrë informacione se ato operojnë ilegalisht.

Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, u rekomandoi biznesmenëve që të regjistrojnë bizneset e tyre.

Related posts

Panik në një park të Nju Jorkut/ Qëllohet me armë zjarri në mes të ditës! Një i vdekur dhe një i plagosur. Dyshohet se…

admin

Biden: Aleatët e NATO-s “më të fortë se kurrë më parë”

admin

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë për pagën minimale

admin