RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nën masa të shtuara sigurie, ministri Sveçla viziton vendin ku është vrarë Enver Zymberi

nen-masa-te-shtuara-sigurie,-ministri-svecla-viziton-vendin-ku-eshte-vrare-enver-zymberi

“Historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë”.

Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në 11 vjetorin e vrasjes së policit Enver Zymberi.

Sveçla ka shkuar tek vendi ku është vrarë Zymberi dhe ka vendosur aty një buqët me lule si shenj nderimi për të.

Ai bëri thirrje për zbardhjen e rastit të vrasjes së Zymberit, i cili u vra në detyrë.

“Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Në pamjet e publikuara shihen numër i shtuar i forcave policore si masë sigurie për ministrin Sveçla.

Të hënën e 25 korrikut janë bërë 12 vjet nga aksioni i 25 dhe 26 korrikut i Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Aksioni për shtrirje të sovranitetit në atë pjesë të Kosovës, nuk kishte shkuar i gjithi sipas planit. Pas një sulmi me snajper, kishte mbetur i vdekur polici Enver Zymberi.

Megjithatë, ky aksion është vlerësuar si pikënisje e shtrirjes së sovranitetit në komunat veriore të Kosovës.

Related posts

Ultimatumi i Listës Serbe, Brukseli vazhdon heshtjen

admin

Analiza e REL/ Dialogu i ngrirë Kosovë-Serbi, shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

admin

Pendarovski: Integrimi Europian i Maqedonisë së Veriut dhe ballkanit perëndimor ka qenë gjithmonë në qendër të përpjekjeve gjatë gjithë mandatit

admin