RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti të dielën në Tiranë, do të takohet me krerët institucionalë

kurti-te-dielen-ne-tirane,-do-te-takohet-me-kreret-institucionale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti të dielën do të zhvillojë disa takime në Tiranë.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Sipas tij, Kurti të dielën do të zhvillojë një vizitë pune në Tiranë, ku do të takohet me krerët institucionalë.

“Kryeministri Kurti të dielën do të zhvillojë një vizitë pune në Tiranë, ku do të ketë takime me krerë institucionalë. Për agjendën e plotë do të ju njoftojmë ndërkohë”, ka thënë Kryeziu.

Ndryshe, kjo vizitë vjen një javë pas marrëveshjes së arritur në Ohër.

Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra

Related posts

Hebrenjtë fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa

admin

OKB: Planet izraelite për të zgjeruar ofensivën në Gaza pas përfundimit të pauzës “thellësisht shqetësuese”

rezart morina

Rruga Istiklal në Stamboll, përsëri e hapur për këmbësorët

admin