RTV AHIRETI
Lajme

Nënkryetari i Prishtinës: Qeveria po vendos barriera në realizimin e projekteve për kryeqytetin

nenkryetari-i-prishtines:-qeveria-po-vendos-barriera-ne-realizimin-e-projekteve-per-kryeqytetin

Qeveria e Kosovës nuk po i mbështet projektet e rëndësishme të Komunës së Prishtinës për shkak të përplasjeve politike. Kështu ka thënë nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Madje, ai nuk përjashton mundësinë që të mbahen zgjedhjet për Kuvend Komunal në Prishtinë në vjeshtë si rrjedhojë e mungesës së votave të mjaftueshme për buxhetin e vitit 2025.

Zogaj ka thënë se shumë prej projekteve të planifikuara ndër vite tashmë në sezonin pranveror kanë nisur të realizohen. Ndërkaq, sipas tij, projekti i ‘Rrugës A” pritet të lëshohet për qarkullim, ndërsa në tenderim është projekti i nënkalimit të rrugës “Agim Ramadani”.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Zogaj në një intervistë thekson se projekti kryesor po cilësohet edhe ai i sheshit “Xhorxh Bush” i cili është planifikuar të përfundojë këtë vit dhe sipas tij deri në vitin 2025 do të jetë gati.

Derisa foli për investimet në kryeqytet, ai tha se projektet janë të qëlluara dhe do ta ndryshojnë pamjen e kryeqytetit.

Nënkryetari i Prishtinës, Zogaj tha se projektet për kryeqytet po planifikohen, por se realizmi i tyre nuk po përkrahet nga qeveria. Zogaj tha se është përgjegjësi e Qeverisë që të ndaj fonde për projekte të kryeqytetit, por se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Ai tha se qeveria po anashkalon projektet e kryeqytetit për shkak siç thotë ai të përplasjeve politike.

“Përkrahje shumë pak kemi nga qeveria, barrierat që na dalin nga institucionet qeveritare. Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet vetëm pjesën që na takon me ligj, asnjë cent më shumë për kryeqytetin nuk e ka nda, dhe kjo është absurde, të gjitha institucionet qeveritare dhe ato të arsimit dhe ndërkombëtare funksionojnë në kryeqytet dhe përgjegjësia e qeveris është që të ndaj fonde më shumë për kryeqytetin. Ne nuk e kuptojmë, por kjo mund të jetë një përplasje politike, sepse partia në qeveri dhe ajo në kryeqytet janë parti të ndryshme dhe këtu janë pengesat kryesore dhe nuk duhej të ishin”, potencoi Zogaj.

Zogaj duke përmendur mos përkrahjen e qeverisë tha se për shkak të mungesë së shumicës parlamentare, buxheti i vitit 2025 mund të mos votohet, por se si komunë parlamentare po planifikojnë për të krijuar një shumicë. Zogaj tha në këtë situatë nuk mund të mos mendohen edhe zgjedhjet e reja./KP/

The post Nënkryetari i Prishtinës: Qeveria po vendos barriera në realizimin e projekteve për kryeqytetin first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Zjarret në Kanada djegin mbi 13 milionë hektarë pyje

rezart morina

Cameron do të vizitojë Parisin dhe Romën për të bërë thirrje për “armëpushim të qëndrueshëm” në Gaza

admin6

Takim Çavuşoğlu-Turkoviq: Turqia dëshiron Ballkan të zhvilluar dhe stabil – VIDEO

admin