RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Takim Çavuşoğlu-Turkoviq: Turqia dëshiron Ballkan të zhvilluar dhe stabil – VIDEO

takim-cavusoglu-turkoviq:-turqia-deshiron-ballkan-te-zhvilluar-dhe-stabil-–-video

Kryediplomati turk nënvizoi se stabiliteti dhe zhvillimi i Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për Ankaranë, ndërsa homologia boshnjake tha se, me një Turqi të fortë, edhe Ballkani Perëndimor është më i sigurt.

Me një Turqi të fortë, Ballkani Perëndimor është më i sigurt dhe më i fortë, tha në Ankara, zv/kryetarja e Këshillit të Ministrave dhe Ministrja e Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës, Bisera Turkoviq. Pas takimit me Ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, Turkoviq deklaroi se BeH është një “vend i vogël i njerëzve të guximshëm” që ka mbështetje miqësore dhe partneritet të jashtëzakonshëm nga populli turk dhe presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

“Jemi mirënjohës për përpjekjet e jashtëzakonshme që bëhen për përparim dhe stabilitet në Ballkan. Forcimi i vazhdueshëm i Turqisë, roli i saj global dhe gjeopolitik, si dhe progresi i saj ekonomik, teknologjik dhe çdo përparim na bën të lumtur ne në BeH. Me një Turqi të fortë, Ballkani Perëndimor është më i sigurt dhe më i fortë. Pa një Turqi të fortë pyetja është se çfarë do të ndodhte, sigurisht që as Ballkani Perëndimor nuk do të ishte në paqe”, tha Turkoviq.

Në këtë kontekst, ajo i kushtoi rëndësi të veçantë Forumit Diplomatik në Antalya, i cili, siç tha ajo, bashkoi interesat e ndryshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke kontribuar në sigurinë e gjithë rajonit.

“Historia i lidh dy vendet tona të mrekullueshme dhe unë besoj se ne ndajmë të ardhmen e përbashkët në Bashkimin Evropian dhe aleancën e NATO-s. Siç e dini, BeH kohët e fundit mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, për ne është një hap i rëndësishëm në drejtimin që duam të shkojmë. Sigurisht, jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë”, tha Turkoviq.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Turqia përkrah fuqishëm anëtarësimin e Bosnjë e Hercegovinës në BE dhe NATO.

“Muajin e kaluar Bosnjë e Hercegovina mori statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, i urojmë për këtë. Shpresojmë të nisin negociatat sa më shpejt. Shpresojmë që BE-ja nuk do t’u bëjë lajka vendeve të Ballkanit Perëndimor siç na ka bërë neve. Gjithashtu, japim përkrahje të fortë për anëtarësimin e Bosnjë e Hercegovinës në NATO”, tha Çavuşoğlu.

Kryediplomati turk nënvizoi se stabiliteti dhe zhvillimi i Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për Ankaranë.

“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm për ne. Kur e themi ne këtë nuk është vetëm dëshirë, por ndërmarrim hapa konkretë për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit”, theksoi Çavuşoğlu.

Çavuşoğlu tha gjithashtu se në Bosnjë e Hercegovinë nuk janë arritur rezultatet e pritshme në luftën kundër organizatës terroriste FETO.

Related posts

Escobar nesër në Prishtinë, pritet të zhvillojë takim me presidenten Osmani

admin

Kurti emëron dy zëvendësministra serbë

admin

Shqipëria notë verbale ndaj Britanisë së Madhe mbi deklaratat për shqiptarët të ministrit britanik

admin