RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nënshkruhet kontrata për magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, pritet të kryhet brenda një viti

nenshkruhet-kontrata-per-magjistralen-prishtine-mitrovice,-pritet-te-kryhet-brenda-nje-viti

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu duke folur lidhur me nënshkrimin e kontratës për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës që e lidh Prishtinën dhe Mitrovicën, ka thënë se kjo është nga projektet më të stërzgjatura të pasluftës në Kosovë.

Aliu gjithashtu ka njoftuar se ky projekt i rrugës prej 9.78 km, ka një kosto prej 25 milionë euro.

“Një nga projektet më të stërzgjatura në historinë e pasluftës së Kosovës, por që po shkojmë drejt përfundimit të tij, më që sot ia arritëm të nënshkruajmë kontratën proces ky që ka filluar më 2 tetor e që është parapri më disa faza. Pra bëhet fjalë për një projekt 25 milionë euro që është huamarrje nga Fondi OPEC për zhvillim ndërkombëtar në bashkëfinancim me Fondin Saudit për zhvillim, projekt ky që ka procedura të tjera dhe i njëjti është shkëputur tash një vit kontrata, për të filluar punë të re deri të fillimi i kontratës. Presim të kemi rezultate të mira. Gjatësia e kësaj rruge është 9.78 km” është shprehur ai në konferencën për medie.

Ndërsa zëvendësministri, Hysen Durmishi ka dhënë detaje shtesë lidhur me arsyet e stërzgjatjes së këtij projekti, duke nënvizuar se arsyeja e shkëputjes së kontratës fillestare ka qenë zvarritja e punës nga kontraktori paraprak.

E me nënshkrimin e kontratës së re, Durmishi ka njoftuar se afati i përfundimi të punës, është një vit nga tani.

“Ky është një projekt i rëndësishëm për të cilin jemi detyruar që ta shkëpusim kontratën e kaluar edhe pse kemi bërë përpjekje shumë të mëdha që ta përfundojmë rrugën shumë më herët. Kompania nuk i ka zhvilluar punimet sipas dinamikës dhe jemi detyruar që ta bëjmë një auditim ku janë gjetur shumë parregullsi dhe gjithësi është kanë rekomandim të shkëputet kontrata. Ndërsa tani me kontratën e re kontraktori e ka për obligim që sot një vit ta dorëzojnë punishten të përfunduar komplet këtë projekt” ka thënë mes tjerash ai.

Related posts

Fillon hyrja e karburantit nga Egjipti në Rripin e Gazës

admin

Republika Sërpska vendos që të mos publikojë më vendimet e përfaqësuesit të lartë

rezart morina

BE: Nuk financojmë mure për migrantët

admin