Sot u mbajt ceremonia e nënshkrimit për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë.
Sipas një njoftimi për media, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë përmbyllet edhe pjesa e mbetur e financimit të projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë.
Ky projekt do të financohet me 53 milionë rijalë saudit.
Në ceremoni mori pjesë edhe drejtori ekzekutiv i Fondit Saudit për Zhvillim, Sultan A. Almarshad si dhe ambasadori jo-rezident i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Kosovë, Faisal Ghazi Hifzi.
The post Nënshkruhet marrëveshja, magjistralja Prishtinë – Mitrovicë do të financohet me 53 milionë rijalë saudit first appeared on Radio Televizioni Iliria.