RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nëntë të vrarë nga shpërthimi në një stacion policie në Kashmir

nente-te-vrare-nga-shperthimi-ne-nje-stacion-policie-ne-kashmir

Një shpërthim i fuqishëm në një stacion policie në Srinagar të Kashmirit të administruar nga India ka lënë të paktën nëntë të vdekur dhe 29 të plagosur. Eksplozivët e konfiskuar shpërthyen ndërsa policia dhe ekipi forenzik po i ekzaminonin.

Disa trupa u dogjën plotësisht dhe pjesë trupash u gjetën deri në 200 metra larg. Autoritetet thonë se ngjarja nuk ishte sulm terrorist, por një incident i rëndë aksidental.

Shpërthimi vjen disa ditë pas një sulmi me makinë bombë në New Delhi, ndërsa policia indiane ka arrestuar mbi 650 persona në kuadër të hetimeve mbi aktivitetet e grupeve militante në rajon. /mesazhi

Related posts

Erdogan u paraqit në selinë e AKP-së, duke kënduar një këngë – VIDEO

admin

I ka mbijetuar 30 kalimeve të paligjshme me gomone, 18-vjeçarja rrëfen udhëtimin e “tmerrit” ku vdiqën 5 emigrantë: Varka ishte e mbushur me njerëz të armatosur dhe…

admin

Konflikti në Sudan zhvendos mbi 1.3 milionë njerëz

Muhamet Ramadani