RTV AHIRETI
Shëndetësi

Nëse e mbani qumështin në këtë vend të frigoriferit, do të prishet më shpejt

nese-e-mbani-qumeshtin-ne-kete-vend-te-frigoriferit,-do-te-prishet-me-shpejt

Pothuajse të gjithë ne e lëmë qumështin në derën e frigoriferit.

Megjithatë, ka një arsye pse ne nuk duhet ta bëjmë këtë. Eksperti Chris Baisley thotë se qumështi do të zgjasë më shumë nëse nuk e lëmë në derën e frigoriferit dhe se ka më pak mundësi që të prishet.

“Dera është shumë më e ngrohtë se pjesa tjetër e brendshme e frigoriferit. Nëse vëreni se qumështi prishet shpejt, vendoseni në mes sepse është vendi më i ftohtë”, tha ai. Majoneza dhe ketchup nga ana tjetër kanë një jetëgjatësi më të gjatë, kështu që mund t’i lini në derë.

Megjithatë, gjithmonë sigurohuni që frigoriferi të mos jetë plot me ushqime.

“Nëse i vendosni produktet njëra mbi tjetrën, do të parandaloni qarkullimin e ajrit të ftohtë. Kjo do të thotë se frigoriferi nuk do të funksionojë siç duhet dhe ushqimi do të prishet më shpejt”, shpjegoi ai.

Related posts

Rukola edhe më e mirë se spinaqi

admin

A mund të shkaktojë stresi kancer? Ja cilët janë faktorët e rrezikut

Muhamet Ramadani

Për dy muaj, nga Kosova u larguan 52 mjekë

Muhamet Ramadani