RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nesër takim i ri në Bruksel në nivel të kryenegociatorëve

neser-takim-i-ri-ne-bruksel-ne-nivel-te-kryenegociatoreve

Bisedimet në Bruksel për çështjen e dinarit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq do të vazhojnë nesër.

Këtë e bëri të ditur më 19 mars emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit mes kryenegociatorëve që ndodhi të njëjtën ditë në kryeqyendrën evropiane.

Lajçak në një postim në platformën X të mërkurën njoftoi se në mesin e temave të diskutuara në takim ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesa me para të gatshme.

“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët”, shkroi Lajçak.

Ndërkaq, kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi, theksoi se takimi përfundoi me zotimet e palëve që deri më 22 mars t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Related posts

Haxhiu thirrje Prokurorisë Speciale: Trajtoni me seriozitet çështjet e krimeve të luftës

admin

Fillon restaurimi i Xhamisë “Koxha Kadi Ahmed Efendi” në Manastir

rezart morina

Gjoba prej 454 milionë dollarë, ja çfarë vendosi Gjykata e Apelit për ish-presidentin Trump

admin