RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu bisedon me Trumpin, shpreh “shqetësim” për mënyrën si SHBA po e trajton çështjen bërthamore iraniane

netanyahu-bisedon-me-trumpin,-shpreh-“shqetesim”-per-menyren-si-shba-po-e-trajton-ceshtjen-berthamore-iraniane

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë një bisede telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur shqetësim për mënyrën se si administrata amerikane po e trajton çështjen bërthamore iraniane, transmeton Anadolu.

Duke cituar një burim izraelit të informuar, transmtuesi publik izraelit KAN raportoi se Netanyahu gjithashtu shprehu shqetësime për një lidhje të mundshme mes armëpushimit në Liban dhe një marrëveshjeje të mundshme SHBA-Iran.

Kjo vjen pasi dje Trump tha se një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës është “kryesisht e negociuar” dhe pret finalizimin, pas vizitës në Teheran të shefit të ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, vizita e tij e dytë në javët e fundit.

Burimi tha se Netanyahu dhe establishmenti izraelit i sigurisë besojnë se “iranianët po zvarrisin kohën për të fituar kohë dhe se Teherani do të shpallë mungesën e gatishmërisë për të bërë lëshime pas 60 ditësh”.

Në një zhvillim të lidhur me këtë çështje, tha transmetuesi izraelit, kabineti izraelit i sigurisë pritet të mblidhet në mbrëmje mes raportimeve për përparim në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit.

Duke cituar një deklaratë nga zyra e Netanyahut, transmetuesi tha se Washingtoni po e mban Tel Avivin të informuar për negociatat në vazhdim.

Netanyahu, gjatë bisedës me Trumpin, theksoi se Izraeli “do të ruajë lirinë e tij të veprimit kundër kërcënimeve në të gjitha frontet, përfshirë Libanin”.

Raportohet se një zyrtar izraelit anonim ka thënë se marrëveshja në formim mes Washingtonit dhe Teheranit është e “keqe”.

Ajo dërgon mesazhin se Ngushtica e Hormuzit është “një armë në duart e Iranit jo më pak efektive se arma bërthamore,” tha burimi për kanalin.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit në shkurt. Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve amerikanë në Gjirin Persik, si dhe me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe më pas u zgjat pafundësisht nga Trump.

Related posts

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Turqisë: Stabiliteti dhe paqja e Iranit janë jetike për sigurinë rajonale

Irfan Jahiu

“Evropa të jetë në gatishmëri”- Ministri gjerman i jashtëm lëshon ‘bombën’: Rusia do bëj paqe në Ukrainë, për të sulmuar një tjetër vend të NATO-s…!

admin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mbërrin në Kiev! Ja arsyeja e vizitës së tij në Ukrainë

admin