RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu emëron sekretarin e tij ushtarak si shef të ri të Mossad-it

netanyahu-emeron-sekretarin-e-tij-ushtarak-si-shef-te-ri-te-mossad-it

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu emëroi të enjten sekretarin e tij ushtarak, gjeneralmajor Roman Gofman, si kreun e ardhshëm të Mossad-it, shërbimit të inteligjencës përgjegjës për operacionet jashtë shtetit të Izraelit, transmeton Anadolu.

“Pas intervistimit të kandidatëve të ndryshëm, kryeministri Benjamin Netanyahu ka vendosur të emërojë sekretarin e tij ushtarak, gjeneralmajor Roman Gofman, në pozicionin e Drejtorit të Mossad-it të Shtetit të Izraelit”, tha zyra e tij në një deklaratë.

Gofman do të zëvendësojë kreun aktual të Mossad-it, David Barnea, i cili do të përfundojë mandatin e tij pesëvjeçar në qershor 2026, shtoi deklarata.

Related posts

Mijëra somalezë rrezikojnë të vdesin urie nga thatësia

admin

Policia arreston protestuesit e ‘Lift the Ban’ në Londër

Muhamet Ramadani

Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

admin