RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu kërkon deportimin e migrantëve afrikanë pas trazirave

netanyahu-kerkon-deportimin-e-migranteve-afrikane-pas-trazirave

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për dëbimin e migrantëve afrikanë në Izrael, pas përleshjeve të ashpra mes policisë dhe migrantëve nga Eritrea.

Më shumë se 150 persona u plagosën dje në Tel Aviv, një e treta e tyre oficerë policie, pasi dhuna shpërtheu në një “Festival Eritrean” që do të zhvillohej në ambasadën e vendit të Afrikës Lindore. Kritikët e panë ngjarjen si propagandë.

“Vija e kuqe është kaluar”, tha sot presidenti fetar, i krahut të djathtë gjatë një takimi me komitetin ministror që trajton migracionin në Izrael.

“Trazirat, gjakderdhja – kjo është paligjshmëri që ne nuk mund ta pranojmë’, theksoi ai.

Ai bëri thirrje për masa të forta kundër rebelëve, duke përfshirë dëbimin e menjëhershëm të atyre që janë përfshirë në ngjarje.

Ai udhëzoi komitetin të përgatiste një plan gjithëpërfshirës për dëbimin e të gjithë migrantëve afrikanë nga Izraeli.

Autoritetet izraelite etiketojnë shumë azilkërkues si ‘migrantë ekonomikë’ dhe miratojnë aplikimet vetëm në raste të rralla, duke thënë se Izraeli nuk është ligjërisht i detyruar t’i strehojë ata, pavarësisht ligjeve ndërkombëtare.

Policia tha se 39 demonstrues u arrestuan gjatë përleshjeve në Tel Aviv.

Disa protestues dëmtuan makina, duke përfshirë automjetet e policisë, si dhe xhamat e dyqaneve. Disa u plagosën pasi policia qëlloi mbi ta.

Numri i vlerësuar i migrantëve nga Eritrea në Izrael është rreth 18 000.

Të paktën 150 persona u raportuan të plagosur në përleshjet e dhunshme mes policisë izraelite dhe migrantëve nga Eritrea dje në qytetin bregdetar të Tel Avivit.

“Qindra eritreanë protestuan kundër qeverisë së tyre përpara ambasadës së vendit të tyre përpara se forcat e rendit të ndërhynin”, sipas raporteve të mediave izraelite.

Policia tha se forcat e sigurisë qëlluan për shkak të rrezikut të menjëhershëm për veten e tyre dhe se të paktën tre persona ishin plagosur.

“Të paktën 19 demonstrues u plagosën rëndë në trazirat”, thanë punonjësit e urgjencës për gazetën “Haaretz”.

Policia tha se të paktën 49 oficerë u plagosën gjithashtu, ndërsa 39 protestues u arrestuan.

Mësohet se situata është qetësuar në orët e vona të pasdites.

Kundërshtarët e qeverisë së Eritresë thuhet se gjithashtu u revoltuan në sallën e ambasadës ku do të zhvillohej ngjarja.

Pati edhe konfrontime midis kundërshtarëve të qeverisë dhe mbështetësve të presidentit autokratik të vendit të Afrikës Lindore, Isaias Afwerki. /atsh

Related posts

Papa Françesku: Kafshët shtëpiake nuk mund t’i zëvendësojnë fëmijët

admin

Kosova mbylli dy pika kufitare me Serbinë, policia jep detaje, ja si është situata në Jarinje dhe Merdarë

admin

Bullgaria miraton paketën e ndihmës me armë që do të dërgohet në Ukrainë

admin