RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk Fidan: Paqja dhe stabiliteti i Kirkukut ndikon në paqen dhe stabilitetin e të gjithë Irakut

kryediplomati-turk-fidan:-paqja-dhe-stabiliteti-i-kirkukut-ndikon-ne-paqen-dhe-stabilitetin-e-te-gjithe-irakut

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan tha se “Paqja dhe stabiliteti i Kirkukut ndikon drejtpërdrejtë në paqen dhe stabilitetin e të gjithë Irakut”, raporton Anadolu.

Fidan në konferencën për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Iranit, Hossein Amir Abdollahian në Teheran foli për Kirkukun.

“Paqja dhe stabiliteti i Kirkukut ndikon drejtpërdrejtë në qetësinë dhe stabilitetin e të gjithë Irakut. Kirkukun e shohim si një simbol të kulturës së bashkëjetesës në paqe”, deklaroi Fidan duke shtuar se Kirkuku përbën një model të vogël të Irakut në aspektin kompozicionit etnik dhe sektar.

Ai tha se qeveria e formuar nën udhëheqjen e kryeministrit irakian Mahammed Shia Al-Sudani ka sjellë stabilitet në vend. “Mbështesim përpjekjet që ai vetë dhe qeveria e tij kanë dhënë kryesisht për çështjet e investimit, në infrastrukturë dhe superstrukturë me afat të gjatë. Ne jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është kjo për të sotmen dhe të ardhmen e Irakut”, tha Fidan.

Shefi i diplomacisë turke theksoi se “Në një periudhë të tillë, ne kemi pikëllim dhe shqetësim të madh paraqitjen e tensioneve që rezultojnë me humbje jete në Kirkuk, atdheun e bashkatdhetarëve tanë turkmenë, të cilët janë ndër elementët origjinal dhe themelues të Irakut”.

Fidan tha se “Pikëpamjet që tensione të tilla nuk duhet të lejohen, janë ndarë edhe më parë me autoritetet e Irakut”.

“Nga autoritetet e Irakut kërkojmë që t’i jepet fund me shpejtësi pranisë së PKK-së e cila ka treguar rritje në periudhën e fundit në qytet (Kirkuk). Kirkuku është qytet i lashtë i cili në kohë të afërt ka përjetuar dhimbje dhe masakra të mëdha. Vlerësojmë se në këtë qytet duhet të ruhen balancat e ndjeshme shoqërore dhe se në përfaqësim dhe vullnet duhet t’i jepet e drejta e fjalës së barabartë të gjitha shtresave të shoqërisë”, tha Fidan duke shtuar se:

“Ne mbështesim prej kohësh formulën për të siguruar përfaqësim të barabartë të të gjitha segmenteve të qytetit dhe pjesëmarrjen e tyre në administrim. Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të bashkatdhetarëve tanë turkmenë është ndër elementët kryesorë të politikës tonë ndaj Irakut. Do të vazhdojmë të kundërshtojmë që të drejtat e turkmenëve të bëhen subjekt i pazarllëqeve politike dhe do të vazhdojmë të mbështesim turkmenët në çdo fushë”, tha Fidan.

Related posts

Palestinezët dënojnë sulmin e kolonëve izraelitë në varrezën e krishterë në Kuds

admin

E pabesueshme, qeni nxirret gjallë nga rrënojat në Turqi pas 1 muaji, kishte lindur 3 këlyshë – VIDEO

rezart morina

Ministria turke e Mbrojtjes ndan pamjet e emigrantëve të parregullt që shtyhen prapa nga Greqia

admin