RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu kërkon nga ministrat të mos komentojnë vendimin e GJND-së

netanyahu-kerkon-nga-ministrat-te-mos-komentojne-vendimin-e-gjnd-se

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u kërkoi ministrave të tij që të mos komentojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), transmeton Anadolu.

Në vendimin e përkohshëm në çështjen e gjenocidit të paraqitur nga Afrika e Jugut në Hagë, GJND-ja urdhëroi Izraelin të merrte “të gjitha masat e nevojshme” për të parandaluar aktet e gjenocidit në Gaza, por nuk urdhëroi një armëpushim.

Duke iu përgjigjur vendimit, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben Gvir tha: “Vendimi i gjykatës antisemite në Hagë konfirmon atë që dihej tashmë: Kjo gjykatë nuk kërkon drejtësi, por përkundrazi persekutimin e popullit hebre”, njoftoi transmetuesi publiku i Izraelit KAN.

“Ne nuk duhet t’i vëmë veshin vendimeve që kërcënojnë ekzistencën e shtetit të Izraelit”, tha ai, duke shtuar: “Ne duhet të vazhdojmë ta mposhtim armikun derisa të arrihet fitorja e plotë”.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit.

Të paktën 26.083 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 64.487 janë plagosur, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Ofensiva izraelite, sipas OKB-së, ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Related posts

Invalidët e UÇK-së lirohen nga pagesa e Trafikut Urban

RTI

Macron diskuton në telefon me Ne’tanyahun tensionin në rritje në Lindjen e Mesme

RTI

Balla bisedë telefonike me homologun Sveçla: Ngushëllime për efektivin e vrarë

admin