RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu u kërkon “liderëve të botës së lirë” të qëndrojnë kundër urdhër-arresteve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

netanyahu-u-kerkon-“lidereve-te-botes-se-lire”-te-qendrojne-kunder-urdher-arresteve-te-gjykates-nderkombetare-penale

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u ka bërë thirrje atyre që ai i quajti “liderë të botës së lirë” që të qëndrojnë kundër urdhër-arresteve të mundshme për zyrtarët izraelitë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale

Në një video adresim në llogarinë e tij në X, Netanyahu kritikoi ashpër urdhër-arrestet e pritshme nga gjykata me bazë në Hagë për krimet e luftës të kryera kundër palestinezëve, duke i quajtur një “skandal në shkallë historike”.

Ai pretendoi se Gjykata Ndërkombëtare Penale po përpiqet të mohojë të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, duke theksuar se masa “do të jetë një krim i paprecedentë i urrejtjes antisemitike”.

Megjithatë, Netanyahu u zotua se do të vazhdojë luftën e tij kundër Gazës dhe me planet e tij për të pushtuar qytetin Rafah, ku banojnë më shumë se 1.4 milionë palestinezë të zhvendosur.

“Asnjë vendim, as në Hagë dhe as askund tjetër, nuk do të lëkundë vendosmërinë tonë për të arritur të gjitha qëllimet e luftës”, tha kryeministri izraelit, i cili po përballet me presion në rritje në vendin e tij për t’i dhënë përparësi lirimin e izraelitëve të mbajtur peng nga Hamasi në vend që të sulmojë qytetin Rafah.

Në media dolën raporte në lidhje me urdhër-arrestet e mundshme që do të lëshohen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale kundër zyrtarëve të lartë izraelitë, duke përfshirë Netanyahun, ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe shefin e shtabit të ushtrisë, Herzi Halevi.

Ende nuk ka asnjë koment nga gjykata për urdhër-arrestet e mundshme.

Izraeli nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe nuk e njeh juridiksionin e gjykatës. Palestina u pranua si anëtare e gjykatës në vitin 2015.

Në fillim të kësaj jave, Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit udhëzoi ambasadat e saj në mbarë botën që të përgatiten për pasoja të mundshme nëse Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arreste kundër zyrtarëve për krime lufte izraelitë dhe shkelje të të drejtave të njeriut në Gaza.

Izraeli ka kryer një ofensivë ushtarake në Gaza që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, që sipas Tel Avivit vrau afër 1.200 njerëz.

Që atëherë, të paktën 34.500 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mijëra të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së madhe të nevojave.

Më shumë se gjashtë muaj pas luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë kthyer në gërmadha, sipas OKB-së, duke çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së enklavës mes një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte të gjenocidit dhe të marrin masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Lirohen nafta dhe benzina në Kosovë

admin

117 persona të dënuar ose arrestuar pa arsye, i kushtuan shtetit mbi 347 mijë euro

rezart morina

​Bislimi kërkon heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës

RTI