RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga 1 shtatori tarifë për rikyçje në rrjetin elektrik

nga-1-shtatori-tarife-per-rikycje-ne-rrjetin-elektrik

Nga 1 shtatori do të aplikohet tarifë për rikyçjen e konsumatorëve që janë shkycuar nga rrjeti elektrik për shkak të mospagesë së energjisë elektrike.

KESCO ka bërë të ditur se ka pranuar njoftimin nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) lidhur me fillimin e zbatimit të tarifës së re të rikyçjes.

“Sipas njoftimit të OSSH-së, nga 1 shtatori 2026 do të aplikohet tarifa e rikyçjes për konsumatorët që janë shkyçur nga rrjeti për shkak të mospagesës së detyrimeve financiare dhe që kërkojnë rikyçjen e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Kjo tarifë sipas KESCO-s do të aplikohet krahas tarifës së shkyçjes, e cila tashmë është në fuqi, në përputhje me rregullativën e ZRRE-së.

“Me qëllim të informimit në kohë të konsumatorëve, KESCO do ta publikojë këtë njoftim përmes kanaleve të saj zyrtare të komunikimit dhe do ta përfshijë atë edhe në faturat mujore që do të shpërndahen gjatë muajit gusht. KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që faturat e energjisë elektrike t’i paguajnë brenda afateve të përcaktuara në faturë, në mënyrë që të shmangin procedurat e shkyçjes dhe kostot shtesë që lidhen me shkyçjen dhe rikyçjen e furnizimit me energji elektrike”, thuhet nga KESCO

Related posts

Situatë kaotike në kufitin Kroaci-Mal të Zi, kolonë makinash prej 20 kilometrash

Irfan Jahiu

Pushtimi izraelit, 76 vjet nga tragjedia palestineze

Muhamet Ramadani

Hakerët “hakmerren” për vdekjen e Alexei Navalny, vjedhin një bazë të dhënash që përmban informacione për mijëra të burgosur dhe familjarët e tyre

admin