RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga janari deri më sot, AUV asgjësoi 400 mijë kilogram produkte

nga-janari-deri-me-sot,-auv-asgjesoi-400-mije-kilogram-produkte

400 mijë kilogram produkte të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet për konsum, janë asgjësuar me vendim nga Agjencia Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka thënë në një intervistë, Lamir Thaçi, zëdhënës në këtë institucion.

Thaçi ka thënë se krahas mungesës së kushteve për konsum, janë larguar edhe për shkak të mungesës së dokumentacionin e origjinës.

“Në planet nacionale, ne fokusin e kontrollit me inspektim e kemi në sezonën e verës e kemi në produktet që kërkojmë kushte të ruajtjes. Kemi pasur raste ku në produktet e caktuara të cilat janë hasur duke u ruajtur në kushte jo adekuate, menjëherë janë largu nga tregu dhe janë asgjësuar dhe ndaj palës është iniciuar fletëparaqitje për gjykatë. Edhe këtë vit kemi pasur produktet që janë larguar në disa raste arsyeja ka qenë ruajtje jo adekuate dhe sasia e përgjithshme e asgjësimit për këtë vit e kalon rreth 400 mijë kilogram. Nuk është vetëm për shkak të kushteve të ruajtjes por ka me lajmërimin e vet bizneseve për arsye të ndryshme, mungesë dokumentacioni, origjine të cilat kanë rezultuar analizave që nuk është për konsumim”, ka thënë Thaçi.

Thaçi në këto temperatura të larta, ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes permanent në produktet ushqimore. Ai ka deklaruar se të gjithë produktet që janë në treg janë të inspektuara dhe janë të sigurta për konsumim.

“Të gjithë konsumatorët sigurisht duhet të ushtrojnë kujdes sidomos në produkte që i blejnë, sidomos në atë që kërkojnë kushte adekuate të ruajtjes apo regjim frigoriferik. Secili produkt e ka të shkruar në deklaracionin e vet edhe elementin e kushteve të ruajtjes që gjithmonë përveç ne si autoritet në kontrollin zyrtar e kemi gjithmonë në fokus qendror gjatë verës për kontroll, njëjtë duhet të veprojnë edhe konsumatorët, sepse nga momentin që ata blejnë produktin gjithmonë është në përgjegjësinë e tyre për ta ruajtur produktin deri në momentin që ata konsumojnë. Produktet që kërkojnë kushte apo regjim të ruajtjes që janë më të ndjeshme ndaj temperaturave të larta. Në secilin rast në kushte mund të vije deri tek kontaminimi i tyre”, deklaroi Thaçi per Eo.

Tutje, Thaçi ka thënë se nuk ka ndonjë kategori të caktuar se çka duhet eliminuar në stinën e verës, mirëpo ai tha se të gjitha produktet që janë të ndjeshme duhet të ruhen në temperatura adekuate.

“Nuk mund të jap një kategori të gjitha ato që kërkojnë kushte të ruajtjes ato duhet të ruhen përderisa i kanë të shkruar kushtet e ruajtjes, nënkupton se jetëgjatësia e tyre është e vlefshme dhe i sigurt me atë jetëgjatësi që është shkruar nëse ai është ruajtur në kushte adekuate. Përderisa jemi autoritet qendror secili produkt që është në treg është i sigurt sepse nëse s’do të ishte ai produkt i sigurt ne do ta largonim nga tregu, por gjithmonë gjatë regjimit apo dietës së ushqyerit gjithmonë konsumatorët duhet të ushtrojnë kujdes. Sepse produkte pa marrë parasysh kategorinë e tyre dhe sezonën e tyre në momentin që janë në treg janë të kontrolluara dhe janë të sigurt për konsumatorët”, ka thënë ai.

Krahas temperaturave të larta, inspektimi nga AUV nuk mungon, sipas Thaçit gjithmonë dalin në inspektim për të parë gjendjen faktike në terren dhe çdo parregullsi është vepër penale.

“Në secilin inspektim gjithmonë e shkruan gjendjen faktike në terren. Kushdo që vendos produktet të dyshimta edhe në kodin penal edhe me ligje të tjera përcaktohet që të ketë ndjekje penale ndaj tij apo të shqiptohet gjobë mandatore. Kjo është sipas vlerësimit të inspektonit në terren, në rastin kur është vlerësuar se në terren është vendosur një produkt në treg që është i dyshimte ai e inicion fletë paraqitjen në gjykatë. Pastaj Gjykata është ajo që e peshon fajin dhe ndëshkimin”, shtoi ai.

Related posts

“France 24” fton pushuesit të vizitojnë Shqipërinë

admin

Gjendet pa shenja jetë një 47-vjeçar në Pejë

admin

Komunat i kërkojnë Qeverisë urgjentisht t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve

admin