RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit që dhunuan 23-vjeçaren në Pejë

nga-nje-muaj-paraburgim-per-te-dyshuarit-qe-dhunuan-23-vjecaren-ne-peje

Nga një muaj paraburgim u është caktuar për dy të dyshuarit për dhunimin e një 23- vjeçare nga Shqipëria, e cila vuan nga problemet mendore.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Pejës.

“Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit prej 30 dite në Departamentin e Krimeve të Renda në Gjykatën Themelore ne Pejë, gjatë ditës se enjte. Ditën e premte të javës se kaluar kemi marre konfirmimin nga gjyqtari i procedurës paraprake që kërkesa e prokurorisë është aprovuar dhe dy të pandehurit të dyshuar për veprën penale “Dhunimi” ju është caktuar masa e paraburgimit”, ka thënë për teve1.info zëdhënsi i kësaj gjykate, Shkodran Nikçi.

Viktima dyshohet se ka pasur probleme të shëndetit mental dhe për këtë, zëdhënësi Nikçi thotë se ka marrë trajtimin e duhur nga mbrojtësi i viktimave, psikologia dhe psikiatri.

“Prokurori i shtetit ka dhëne autorizime për kryerjen e veprime hetimore për ndriçimin e plotë të këtij procesi penale. Ndërkaq, viktima ka marrë trajtimin e duhur, ku ka pasur mbështetje nga Mbrojtësi i viktimave, psikologia dhe psikiatri”, tha ai.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 11 dhjetor.

Related posts

Polonia investon 2,5 miliardë dollarë për ta forcuar kufirin me Rusinë

Muhamet Ramadani

Rusia godet me raketa supermarketin e mbushur me njerëz në Ukrainë, raportohet për dhjetëra viktima

admin

“Një luftë e intensitetit të lartë në Evropë s’është më fantazi”- Paralajmërimi i Borrell: Nuk do të fillojë nesër, po…

admin