RTV AHIRETI
Shëndetësi

Nga parandalimi i sëmundjeve të zemrës tek astma, këto janë përfitimet nga konsumi i shalqirit

nga-parandalimi-i-semundjeve-te-zemres-tek-astma,-keto-jane-perfitimet-nga-konsumi-i-shalqirit

Parandalon sëmundjet e zemrës: likopeni, element i gjendur tek shalqiri është shumë i domosdoshëm në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës.

Ul presionin e lartë të gjakut: një studim i publikuar në revistën amerikane të hipertensionit, tregoi se shalqiri ulte ndjeshëm presionin e lartë të gjakut.

Rregullon problemet e tretjes: shalqiri është i pasur me ujë dhe fibra, prandaj është një frut shumë i mirë që rregullon problemet e tretjes dhe parandalon kapsllëkun.

Ju mban të hidratuar: 92% e këtij fruti përbëhet nga uji. Ai ju siguron hidratim gjatë gjithë ditës.

Trajton inflamacionin: kolina është një lëndë ushqyese që gjendet në shalqi dhe ndihmon trupin në lëvizjen e muskujve, në proçesin e të mësuarit dhe kujtesës. Kolina ndihmon gjithashtu në ruajtjen e strukturës së membranës qelizore, ndihmon në transmetimin e impulseve nervore dhe redukton inflamacionin.

Parandalon astmën: rreziku për zhvillimin e astmës është më i ulët tek njerëzit që konsumojnë sasi të larta të disa lëndëve ushqyese. Një nga këto lëndë ushqyese është vitamina C, që gjendet në mënyrë të bollshme tek shalqiri./ Healthline

Related posts

Fryrja e duarve nga vapa – Këshillat më të mira si t’i trajtoni

RTI

Çfarë mund të shërojë uji i detit dhe çfarë funksioni ka?

rezart morina

Virozat, fëmijët më të prekurit/ Çdo ditë shtrohen në pediatri 25 fëmijë me komplikacione

admin6