RTV AHIRETI
Lajme

Ngjarje e rëndë në Gadime të Lipjanit: Gruaja goditet me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti i saj përkundër që kishte urdhër mbrojtjeje

ngjarje-e-rende-ne-gadime-te-lipjanit:-gruaja-goditet-me-sepate-ne-koke-nga-ish-bashkeshorti-i-saj-perkunder-qe-kishte-urdher-mbrojtjeje

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur në fshatin Gadime e Ulët, ku një grua është sulmuar brutalisht me sëpatë brenda shtëpisë së saj nga ish-bashkëshorti, pavarësisht se ndaj tij kishte urdhër mbrojtjeje aktiv.

I dyshuari, K.E nga Suhareka, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një veturë Renault të kuqe dhe aktualisht ndodhet në arrati.

Sipas informatave fillestare, viktima ka pësuar lëndime serioze në pjesën e kokës dhe është dërguar për trajtim mjekësor emergjent, ndërsa gjendja e saj shëndetësore po monitorohet nga ekipet mjekësore.

Policia ka nisur një operacion kërkimi në disa zona, duke vendosur pika kontrolli dhe duke bërë apel për bashkëpunim qytetar, në rast se dikush ka informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit.

Ngjarja rikthen edhe një herë në vëmendje rrezikun real që paraqesin rastet e dhunës në familje, sidomos kur urdhëresat mbrojtëse nuk respektohen.

Hetimet janë duke vazhduar dhe autoritetet pritet të japin detaje shtesë gjatë orëve në vijim.

 

 

The post Ngjarje e rëndë në Gadime të Lipjanit: Gruaja goditet me sëpatë në kokë nga ish-bashkëshorti i saj përkundër që kishte urdhër mbrojtjeje first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Mijëra besimtarë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa

RTI

Këshilli i Europës: Kosova nuk është në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave të KiE

admin

Një muaj pasi u takuan me Putin, kryeministri indian Modi do të vizitojë Ukrainën

admin