RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ngrënia e thonjve rrezik për shëndetin tuaj, mund të krijohen sëmundje nga ky ves

ngrenia-e-thonjve-rrezik-per-shendetin-tuaj,-mund-te-krijohen-semundje-nga-ky-ves

Onychophagia ose ngrënia e thonjve është një zakon që prek më shumë se 20-30% të popullsisë.

Ngrënia e thonjve mund të shkaktohet nga perfeksionizmi, stresi, ankthi, çrregullimi obsesiv, ose thjesht nga mërzia dhe nervozizmi, mund të duket krejtësisht e padëmshme, por ajo mund të sjellë baktere ose infeksione në trup dhe gjak.

Ngrënia e thonjve mund të çojë në një të ftohtë ose grip:
Më shumë se 200 viruse po lundrojnë rreth e rrotull në çdo kohë, mund të zvogëloni ndjeshëm shanset për kapjen e një virusi duke i mbajtur duart larg gojës. Viruse që shkaktojnë gripin gjithashtu lulëzojnë në lëkurën tuaj, kështu që lani duart shpesh me sapun dhe ujë.

Ngrënia e thonjve mund të dëmtojë dhe dhembët dhe mishrat tuaj
Akademia e Stomatologjisë së Përgjithshme ka zbuluar se ngrënia e thonjve mund të plasë, çaj, ose të konsumojë dhëmbët dhe gjithashtu mund të çojë në mishra të lënduar dhe dëmtimet e indit të dhëmbëve.

Duke ngrënë thonjtë mund të jeni më të prirur ndaj infeksioneve
Sigurisht, kafshimi i thonjve tuaj mund të transferojë bakteret nga duart tuaja në gojën tuaj, por nëse kafshoni thonjtë deri në pikën ku ju dhëmbin atëherë rreziku është m i madh.

Kjo lejon që bakteret dhe kërpudhat të krijohen më shpejt dhe janë më të rrezikshme. Përveç kësaj, ngrënia e thonjve mund të shkaktojë dëme të përhershme në qoftë se ju kafshoni dhe lëndoni pllakën e thonjve, sipas Dr Madan.

Related posts

Lakra ka shumë efekte pozitive, mbron nga sëmundja që po sundon botën

admin

Ndiheni të lodhur pasi keni ngrënë, ja çfarë ndodh në organizmin tuaj

admin

Nga këto shenja do kuptoni që trupi juaj ka nevojë për shumë jod

rezart morina