RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ngrihet aktakuzë ndaj një romi, bashkë me policinë serbe kreu krime lufte në Klinë

ngrihet-aktakuze-ndaj-nje-romi,-bashke-me-policine-serbe-kreu-krime-lufte-ne-kline

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në mungesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet I.B, i nacionalitetit rom, nga Komuna e Klinës.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurit I.B, është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

“I pandehuri I.B, akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, prej muajit janar 1998 deri me 21 qershor 1999, në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, ju bashkua forcave policore dhe ushtarake serbe dhe si pjesëtar e grupit, vazhdimisht kishte marr pjesë në plaçkitjen e popullsinë civile dhe shtëpive të tyre duke u marr sende me vlerë, si automjete, bagëti, televizor dhe gjësende të tjera nga shtëpitë e disa banorëve”, njofton Prokuroria.

Gjithashtu, sipas njoftimit i njëjti kishte marr pjesë në djegien e shtëpive në fshatin Zajm dhe fshatrat për rreth, me ç ‘rast në njërën nga shtëpitë e djegura, përkatësisht në shtëpinë e M. A. u gjetën të djegur viktimat B. A. dhe B. K, si dhe nën kërcënimin me armë me qëllim të frikësimit kishte marr pjesë në dëbimin e banorëve të nacionalitetit shqiptar nga shtëpitë e tyre.

Hetimet kanë siguruar prova të mjaftueshme relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë dhe ka kontribuar në kryerjen veprës penale për të cilën po akuzohet.

I pandehuri gjendet në arrati.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për fillimin e gjykimit në mungesë pasi që janë plotësuar kushtet ligjore nga nenin 234 paragrafi 2 i KPP-së.

Related posts

Komiteti i OKB-së nuk arrin konsensus mbi anëtarësimin e Palestinës

admin

Trump do të ndalojë hyrjen e “muslimanëve radikalë” në SHBA nëse rizgjedhet

admin

150 çifte në Kosovë u divorcuan veç gjatë qershorit

rezart morina