RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ngritet aktakuzë për korrupsion kundër gjashtë zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të komunës së Istogut

ngritet-aktakuze-per-korrupsion-kunder-gjashte-zyrtareve-dhe-ish-zyrtareve-te-komunes-se-istogut

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë (6) zyrtarëve komunalë të komunës se Istogut, për njëzetenjë (21) vepra nga kapitulli i veprave penale të korrupsionit.

Sipas aktakuzës të proceduar sot nga Prokuroria Themelore e Pejës në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, nga provat e grumbulluara gjatë hetimit njëvjeçar, është krijuar dyshimin i bazuar mirë, se gjashtë (6) zyrtarët e pandehur me veprimet e tyre gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, në njëzetenjë (21) raste kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Të pandehur sipas aktakuzës janë :

1) J.B, (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis)

2) I.H (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis)

3) B.D (ish drejtor i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mjedis)

4) R.B (udhëheqës i sektorit për planifikim dhe rregullim urban)

5) Rr. G (zyrtar për Planifikim Hapësinor dhe Ndërtim)

6) E.B (përgjegjëse për mjedis)

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale e cilat ju vihet në barrë.

Gjithashtu, prokurori i shtetit që ndaj të pandehurve të shqiptohet edhe dënimi plotësues: “ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”.

Related posts

Arabia Saudite për një të ardhme pa naftë? Plani për pista skijimi në shkretëtirë dhe qytete me gradaçela me xhama pasqyrues, por a është ky projekt më i shtrenjtë se duhet

admin

Nga “Pistoleta buzëkuq” te “Ombrella bullgare”, armët sekrete të spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë

admin

Kush është njeriu që do të drejtojë Paktin e Mekës?

Irfan Jahiu