RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Pakistanit bën thirrje për t’i luftuar ndryshimet klimatike

kryeministri-i-pakistanit-ben-thirrje-per-t’i-luftuar-ndryshimet-klimatike

Kryeministri pakistanez, Shahbaz Sharif, i ka thënë një diplomati amerikan në Islamabad se bota duhet të intensifikojë luftën e saj kundër ndryshimeve klimatike.

Këtë apel ai e ka bërë në kohën kur vendi i tij po përballet me përmbytje, të cilat kanë përfshirë një të tretën e Pakistanit.

Zyra e Sharifit tha se këtë apel ai ia bëri Derek Chollet, zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit.

Shtetet e Bashkuara u janë bashkuar përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar Pakistatin nga përmbytjet.

Vërshimet në Pakistan kanë mbuluar me ujë pothuajse një të tretën e këtij shteti, teksa numri i viktimave ka arritur në 1.343. Nga vërshimet janë prekur 33 milionë njerëz nga popullsia prej 220 milionë banorësh.

Për këtë fatkeqësi faji i është hedhur ndryshimeve klimatike, teksa qindra mijëra persona kanë mbetur pa shtëpi dhe autoritetet pakistaneze kanë vlerësuar se dëmet e shkaktuara nga vërshimet arrijnë në vlerën e të paktën 10 miliardë dollarësh. /rel

Related posts

Murati thotë se në muajin janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja

Muhamet Ramadani

Irani dënon su’lmet ajrore të Iz’raelit në Jemen

admin

Përmbyset varka me emigrantë në Cape Verde, dyshohet për 60 të vdekur

admin