RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ngritja e çmimeve të produkteve bazike, qytetarët të shqetësuar

ngritja-e-cmimeve-te-produkteve-bazike,-qytetaret-te-shqetesuar

Dimri është bërë sinonimi i frikës për qytetarët si pasojë i rritjes se çmimeve. Ndërsa ekonomisti Muhamet Sadiku, situatën me rritjen e çmimeve ka thënë se Kosova është duke prirur me nivel të lartë të inflacionit.

Ngritja e çmimeve është bërë hall për qytetarët të cilët frikën po ia kanë stinës së dimrit. Buka, sheqeri dhe vaji të cilat janë produkte bazike në çdo shtëpi kanë shënuar rritjen më të madhe.

Ani pse çmimet e derivateve tani janë stabilizuar qytetarët kërkojnë që të këtë ulje edhe të çmimeve të produkteve tjera.

“Shumë pak hetohet në tregun e përgjithshëm, se rritet 10 cent 20 cent s’ka bë një boom të madh, kur zbret 50 60 cent ajo kisha thanë që kanë bo diçka se po energjia nafta benzina ndikojnë në ngritjen e çmimeve”, Fatmir Murati, qytetar.

E dikush tjetër po kërkon rritje të pagave.

“Ngritja e çmimeve ndodh po them krahas ngritjeve te çmimeve duhet të rriten edhe pagat ,kjo është puna unë para një viti e gjysmë e kam marrë litrën e vajit 1 euro e sot është tri euro ”, Fatmir Murati, qytetar, raporton PortaliD.

Ndërsa ekonomisti Muhamet Sadiku situatën me rritjen e çmimeve ka thënë se Kosova është duke prirur me nivel të lartë të inflacionit.

“Kosova vazhdon të tregojë nivel të lartë të inflacionit unë e vlerësoj se për këtë moment në këtë muaj ka arritur rreth 18% dhe ne jemi liderë të inflacionit në eurozonë”, ka sqaruar ekonomisti Muhamet Sadiku.

Ai ka shtuar se duhet të shfrytëzohet përvoja e disa vendeve në rajon për të kaluar inflacionin, “përvoja po e zëmë e Kroacisë e Sllovenisë të cilat vende me përkushtim të madh kanë vendosur çmimet tavan për disa produkte strategjike duke përfshire edhe produktet ushqimore”

Sipas ASK-së, rritja e çmimeve të konsumit ishte 0.2% më I lartë në muajin e Gushtit se sa në muajin Korrik.

Related posts

Komandanti i KFOR-it viziton Leposaviqin

rezart morina

Mashtrimi me bitcoin, përfundon aksioni në rajonin e Prishtinës – njëri nga të arrestuarit zyrtar i Shërbimit Korrektues

RTI

G7 rrit në 39 miliardë dollarë ndihmën për Ukrainën

admin