RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Niger, pezullohet puna e institucioneve të OKB-së dhe të shoqërisë civile në zonat ushtarake

niger,-pezullohet-puna-e-institucioneve-te-okb-se-dhe-te-shoqerise-civile-ne-zonat-ushtarake

Administrata ushtarakë në Niger njoftoi se ka pezulluar përkohësisht punën e institucioneve të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe të organizatave të shoqërisë civile në “zonat ushtarake”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Brendshme e Nigerit janë ndarë informacione lidhur me punimet e institucioneve të OKB-së dhe të shoqërisë civile që veprojnë në vend.

Në deklaratë thuhet se është ndaluar që institucionet dhe organizatat në fjalë të zhvillojnë punime në zonat ushtarake. Për arsye sigurie nuk u bë ndonjë shpjegim se ku ndodhen zonat e ndaluara.

Më tej bëhet e ditur se kanë filluar fluturimet e linjave të brendshme dhe se do të vazhdojnë të jenë të mbyllura kufijtë tokësorë dhe detarë.

– Grushti i shtetit në Niger

Presidenti i Nigerit, Mohamed Bazoum u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi marrjen e pushtetit.

Gjenerali Abdourahamane (Omar) Tchiani, komandanti i Regjimentit të Gardës Presidenciale, më 28 korrik kaloi në krye të qeverisë së përkohshme të emërtuar Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP).

CNSP më 7 gusht emëroi si kryeministër Lamine Zeine dhe më 10 gusht shpalli kabinetin me 21 anëtarë të përbërë nga ushtarakë dhe civilë.

Related posts

Turqia dhe BE mbajnë takim virtual të nivelit të lartë për Iranin

RTI

23 pa’lestinezë të tjerë vr’iten nga su’lmet iz’raelite në Ga’za, totali shkon në të paktën 41.825

Muhamet Ramadani

BE, mbi një e pesta e popullsisë nën rrezikun e varfërisë

admin