RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nigeri, ushtria “aksidentalisht” bombardon një fshat, 85 të vdekur

nigeri,-ushtria-“aksidentalisht”-bombardon-nje-fshat,-85-te-vdekur

Të paktën 85 persona kanë humbur jetën si pasojë e një bombardimi “aksidental” të një fshati në shtetin Kaduna, të kryer nga Forcat Ajrore Nigeriane (NAF), transmeton Anadolu.

“Në mbrëmjen e 3 dhjetorit, ndërsa banorët vendas po mblidheshin në fshatin Tudun Biri në shtetin Kaduna për të festuar Mawlid, një avion i Forcave Ajrore Nigeriane bombardoi fshatin”, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave Nigeriane.

Zyra Rajonale Veriperëndimore ka marrë informacion nga zyrtarët lokalë se deri më tani janë varrosur 85 trupa, ndërsa kërkimet për viktima janë ende në vazhdim.

Mallam Jamalu, një nga banorët e fshatit Tudun Biri, tha se shumica e të vdekurve ishin gra dhe fëmijë dhe se më shumë se 50 persona mbetën të plagosur. Ai shtoi se shumica e të plagosurve janë në gjendje kritike dhe shprehu shqetësimin se numri i të vdekurve mund të rritet.

Ushtria më herët mohoi të ketë ndodhur një incident i tillë në rajon dhe aktualisht nuk ka bërë asnjë koment.

Guvernatori i Kadunas, Uba Sani, tha se bombardimi i fshatit ishte “tronditës” dhe bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm për incidentin.

Komisari i Shtetit Kaduna për Sigurinë e Brendshme, Samuel Aruwan, tha se Forcat Ajrore të Nigerisë “aksidentalisht” kryen bombardimin gjatë një operacioni rutinë kundër terroristëve.

Nigeria prej disa kohësh po përballet me sulme nga bandat e armatosura, si dhe nga organizatat terroriste Boko Haram dhe ISWAP, në pjesë të ndryshme të vendit.

Related posts

Çka u sekuestrua dje në aksionin për fajde, ky është raporti i Policisë

rezart morina

Çmimi i naftës më i ulëti në 7 javë/ Analistët: Shkak, shtimi i rezervave amerikane dhe shpresat për armëpushim në Lindjen e Mesme

admin

Zbulimi moldav: Rusia mund ta sulmojë Moldavinë

admin