RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nigeria mbyll të gjithë kufijtë me Nigerin

nigeria-mbyll-te-gjithe-kufijte-me-nigerin

Nigeria njoftoi se ka mbyllur të gjithë kufijtë e saj me Nigerin, ku ndodhi grushti i shtetit, transmeton Anadolu.

Zëvendëskontrollori i Përgjithshëm i Shërbimit Doganor Nigerian (NCS), Bashir Adewale, njoftoi se vendi i tij ka mbyllur të gjithë kufijtë e saj me Nigerin për shkak të grushtit të shtetit dhe ngjarjeve në zhvillim.

Adewale tha se ky vendim është në përputhje me direktivën e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) për të pezulluar lëvizjen e mallrave deri në njoftimin e mëtejshëm.

Duke nënvizuar se NCS do të sensibilizojë komunitetet kufitare për të siguruar respektimin e plotë, Adewale shtoi se vendimi është marrë gjithashtu në emër të paqes dhe stabilitetit midis dy vendeve.

President i Nigerisë, njëherësh edhe Kreu i Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS), Bola Ahmed Tinubu, urdhëroi mbylljen e kufijve të ECOWAS ndaj Nigerit.

Grushti i shtetit në Niger

Në Niger, Presidenti Mohammed Bazoum u arrestua nga elementë të Regjimentit të Gardës Presidenciale më 26 korrik dhe atë mbrëmje ushtria njoftoi se ai kishte marrë pushtetin.

Gjeneral Abdurrahmane (Omar) Tchiani, komandant i Regjimentit të Gardës Presidenciale, mori drejtimin e juntës së Këshillit Kombëtar për Mbrojtjen e Atdheut (CNSP) më 28 korrik dhe u bë kreu i qeverisë kalimtare.

Related posts

Për herë të parë në QKUK, kryhet procedura e kateterizimit në zemër tek një fëmijë 14-vjeçar

admin

Rreth 5 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

admin

10 të vdekur, përfshirë 5 fëmijë, nga zjarri në një ndërtesë banimi në Francë

admin