RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nxënësit në Gaza festojnë rezultatet e provimit të maturës mes rrënojave

nxenesit-ne-gaza-festojne-rezultatet-e-provimit-te-matures-mes-rrenojave

Nxënësit në Rripin e Gazës festuan rezultatet e provimeve të maturës mes rrënojave, pas viteve të konfliktit dhe shkatërrimit, raporton Anadolu.

Ministria palestineze e Arsimit shpalli rezultatet e provimeve të shkollës së mesme, të mbajtura për herë të parë pas dy vitesh, për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite që kanë shkatërruar shkolla dhe kanë zhvendosur familje të tëra.

Këtë vit, provimet u zhvilluan në mënyrë elektronike për nxënësit e lindur në vitin 2007, për shkak të ndikimit të luftës dhe dëmeve të mëdha në infrastrukturën arsimore.

Pavarësisht kushteve të vështira dhe mungesës së burimeve në Gaza, nxënësit shprehën ndjenja të përziera krenarie dhe trishtimi për arritjet e tyre.

Ministria e Arsimit tha se në provime kanë marrë pjesë 31 mijë nxënës, duke theksuar synimin për të rifilluar mësimin me prani fizike, pavarësisht shkatërrimit të gjerë.

Related posts

Arrestohet edhe një sulmues i gazetarëve në veri

admin

Sulmi izraelit për lirimin e pengjeve, raportohet për qindra palestinezë të vrarë dhe të plagosur

admin

Të paktën 92 persona u vranë në sulmet izraelite gjatë natës në Rafah

admin