RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nikaragua paraqet lëndë në GJND, akuzon Gjermaninë për lehtësimin dhe mos parandalimin e gjenocidit në Gaza

nikaragua-paraqet-lende-ne-gjnd,-akuzon-gjermanine-per-lehtesimin-dhe-mos-parandalimin-e-gjenocidit-ne-gaza

Nikaragua paraqiti një lëndë kundër Gjermanisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke e akuzuar atë për ‘lehtësimin’ e gjenocidit në Gaza, raporton Anadolu.

“Nikaragua argumenton se duke ofruar mbështetje politike, financiare dhe ushtarake për Izraelin dhe duke zhvlerësuar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt (UNRWA), ‘Gjermania po lehtëson kryerjen e gjenocidit dhe, në çdo rast, ka dështuar në detyrimin e saj për të bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar kryerjen e gjenocidit”, thuhet në deklaratën e GJND-së.

Nikaragua i kërkoi gjykatës të lëshojë masa të përkohshme “në lidhje me pjesëmarrjen e Gjermanisë në gjenocidin e mundshëm të vazhdueshëm dhe shkeljet serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe normave të tjera detyruese të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare që ndodhin në Rripin e Gazës”.

Izraeli ka vrarë më shumë se 30 mijë njerëz në sulmet e tij në Rripin e Gazës që nga një sulm i 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas. Fushata ushtarake ka shkaktuar shpërngulje masive dhe uri.

Në fund të vitit 2023, Afrika e Jugut paraqiti një lëndë në GJND, duke akuzuar Izraelin për dështimin në respektimin e angazhimeve të tij sipas Konventës së Gjenocidit të vitit 1948.

Gjykata e OKB-së në vendimin e saj të përkohshëm në janar vendosi se pretendimet e Afrikës së Jugut janë të besueshme. Gjykata urdhëroi masa të përkohshme për qeverinë e Izraelit që të heqë dorë nga aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Medvedev: Do të ndërpresim marrëveshjen e grurit nëse G7 ndalon eksportet në Rusi

admin

Deri në 90 minuta pritje për të dalë nga Kosova në Merdar

admin

Borisov fitoi zgjedhjet në Bullgari, por vështirë të formoj qeverinë

admin