RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis gjykimi, ish-krerët e UÇK-së deklarohen të pafajshëm

nis-gjykimi,-ish-kreret-e-uck-se-deklarohen-te-pafajshem

Sot në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.

Ndërsa versioni i aktakuzës me më pak redaktime, e cila është në fuqi aktualisht, u dorëzua në shkurt të këtij viti.

Gjatë ditës së sotme, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të paraqesë deklaratën hyrëse dhe për këtë i ka në dispozicion 5 orë.

Pas kësaj, është mbrojtësi i viktimave që do të bëjë deklaratën hyrëse, e cila pritet të zgjasë deri në 45 minuta.

Krejt këto pritet të përfundojnë të mërkurën, më 5 prill, ndërsa paraqitja e provave do të fillojë një javë më vonë me thirrjen e dëshmitarëve të prokurorisë.

Telegrafi do të mbuloj direkt gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së dhe do t’ju sjell informacione në kohë reale.

Related posts

Qeveria iraniane i kërkoi ndihmë për gjetjen e helikopterit të rrëzuar ku humbi jetën Presidenti Raisi, SHBA zbulon pse nuk iu përgjigj pozitivisht kërkesës

admin

Irlanda thotë se “Iz’raeli nuk mund t’i vërë veto krijimit të shtetit pa’lestinez”

admin

Komuna e Prishtinës me paralajmërim për qytetarët për erëra të forta

admin