RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite paralajmëron civilët që të mos kthehen në fshatrat e Libanit jugor pavarësisht armëpushimit

ushtria-izraelite-paralajmeron-civilet-qe-te-mos-kthehen-ne-fshatrat-e-libanit-jugor-pavaresisht-armepushimit

Ushtria izraelite ka paralajmëruar banorët e disa fshatrave në Libanin jugor që të mos kthehen, duke përmendur aktivitet të vazhdueshëm ushtarak pavarësisht armëpushimit që u zgjat këtë javë, transmeton Anadolu.

“Nuk lejohet afrimi në zonën e lumit Litani, luginës Salhani dhe Saluki”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në rrjetin social amerikan X, duke listuar mbi 50 fshatra.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se goditi tre zona të ndryshme në Libanin jugor gjatë natës, duke pretenduar se kishte shënjestruar lëshues raketash të Hezbollahut.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit tha se edhe qyteti Houla në zonën Marjayoun u godit nga zjarri i artilerisë izraelite.

Të enjten, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Izraeli dhe Libani ranë dakord të zgjasin armëpushimin edhe për tre javë, pas një raundi të dytë negociatash të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë.

Një armëpushim 10-ditor u shpall fillimisht më 16 prill, i cili gjithashtu u shkel nga Izraeli.

Related posts

Maroku investon 700 milionë dollarë në një kullë gjigante për të rritur turizmin

RTI

Rabinët iz’raelitë kundërshtojnë vendimin e ministrit për të financuar ba’stisjet e ko’lonëve në Al-A’ksa

Muhamet Ramadani

80 palestinezë të familjes Salim varrosen në një varr masiv pasi u nxorën nga rrënojat

admin