RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis grumbullimi i protestuesve në Prishtinë, marshojnë drejt sheshit “Skënderbeu”

nis-grumbullimi-i-protestuesve-ne-prishtine,-marshojne-drejt-sheshit-“skenderbeu”

Qytetarë nga vende të ndryshme kanë nisur të mblidhen në Prishtinë për t’iu bashkuar protestës së sotme, e cila është thirrur me moton “Jo në emrin tim”.

Pjesëmarrësit po marshojnë drejt sheshit “Skënderbeu”, ku pritet të zhvillohet protesta në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e protestuesve shihen flamuj të UÇK-së, ndërsa pjesëmarrësit po mbajnë edhe pankarta me mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Grumbullimi i qytetarëve pritet të vazhdojë edhe në minutat në vijim, ndërsa protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”.

Related posts

Mbi 150 minatorë të Kishnicës hyjnë në grevë,

admin

Ministri turk i Mbrojtjes priti në takim shefin e NATO-s

admin

Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor për të kaluar në BE

admin