RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis mësimi në një shkollë në Gjakovë, mësuesit vendosin t’i japin fund grevës

nis-mesimi-ne-nje-shkolle-ne-gjakove,-mesuesit-vendosin-t’i-japin-fund-greves

Nxënësit nisën mësimin sot në shkollën fillore, “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë.

Dyert e shkollës u hapën në mëngjes, ashtu siç kishte njoftuar kjo shkollë të martën, përkundër se SBASHK-i dhe as Këshilli Grevist nuk dhanë sinjale për përfundimin e grevës.

Këshilli i Mësuesve mori vendim për fillimin e mësimit nga sot, ndërsa shkolla publikoi edhe orarin për nxënësit.

“Përshëndetje të nderuar, me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Këlmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e mërkurë, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt”, u tha në njoftim.

Related posts

Mucunski: Së bashku me kryediplomatin italian do të organizojmë një diskutim shumë të rëndësishëm për Korridorin 8

Muhamet Ramadani

Shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike: Alpet humbën sasi të madhe akulli në 2022 se kurrë më parë

admin

Turqia do të shtrëngojë rregullat e mediave sociale për fëmijët me kontrolle moshe dhe mbikëqyrje më të rreptë

Muhamet Ramadani